Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho kërkon Depayn t’i bashkohet te Roma

Jose Mourinho dëshiron të sjellë sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay në Romë, njofton “El Nacional” të hënën.

Holandezi u transferua te Barcelona nga Lyoni gjatë verës, por mund të konsiderohet shitja e tij vitin e ardhshëm, pasi po përpiqen të shlyejnë edhe më shumë borxhet e tyre rekord.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roma mund të blejë Depayn për rreth 40 milionë euro. Mourinho ka punuar bashkë me holandezin te skuadra e Manchester United.

Sulmuesi 27-vjeçar në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë. Reprezentuesi i Holandës me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.