Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka pësuar humbje nga Polonia në kuadër të kualifikimet për Botërorin 2023 për futbolliste.
Të martën mbrëma në Tychy të Polonisë, nikoqiret fituan me shifrat 2:0. Polonia shënoi nga një gol në fund të secilës pjesë. Në minutën e 40-të, kapitenia Paulina Dudek shënoi nga pika e bardhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në minutën e 89-të, mbrojtësja tjetër, Malgorzata Mesjasz shënoi golin e dytë. Shqipëria i kishte vetëm tri raste, për dallim nga Polonia që i kishte 17-të. Dy goditje të lojtareve të Shqipërisë shkuan drejt portës, ndërsa një u bllokua.
Ndërkohë polaket kishin pesë goditje të sakta, 11 të pasakta e një të bllokuar.
Shqipëria mbetet në pozitën e katërt me 4 pikë, sa i ka edhe Kosova.
Ndërkohë Polonia del në vendin e dytë me 8 pikë. Javën e kaluar Shqipëria fitoi 5:0 ndaj Armenisë. Por Polonia doli të jetë shumë e fortë. Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan më 25 nëntor, Në Rrogozhinë e pret Norvegjinë.