Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Qëndresa Krasniqit nuk mjafton, Shqipëria mposhtet nga Polonia

Futbollistet e Shqipërisë e kanë humbur ndeshjen nga Polonia, që i takonte eliminatoreve për Botërorin 2023.

Të enjten mbrëma në Elbasan, Shqipëria pësoi me shifra 2:1. Lojtaret e Shqipërisë kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 11-të. Realizatore ishte lojtarja nga Kosova, Qëndresa Krasniqi. Por polaket u kthyen shpejtë në lojë. Në minutën e 24-t barazuan shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 30-të nga penalltia shënuan golin e fitores. Të dy golat i realizoi sulmuesja Ewa Pajor.

Polonia ka krijuar 15 raste, për dallim nga Shqipëria që i kishte katër.

Shqipëria është e katërta në grupin F me 10 pikë nga nëntë ndeshje. Polonia është e treta me 17 pikë. Ndeshjen e fundit Shqipëria e luan më 6 shtator në Oslo ndaj Norvegjisë.

Për Shqipërinë janë paraqitur disa futbolliste nga Kosova.