Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA, Milwaukee e nis mbrojtjen e titullit me fitore

Kampioni në fuqi i ligës NBA, Milwaukee Bucks, e ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri.

Bucks mbrojtjen e titullit e nisi me triumfin e thellë përballë Brooklyn Nets 127:104, në natën e parë të edicionit të 75-të të NBA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Giannis Antetokounmpo, i cili ishte lojtari më i vlefshëm i finaleve në sezonin e kaluar, kontribuoi me 32 pikë e 14 kërcime për Bucks, që edhe në ndeshjet parasezonale ishte favorit për titull.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers humbi 121:141 nga Golden State Warriors.

LeBron James shënoi 34 pikë dhe Anthony Davis shtoi 33 të tjera, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.