Milani ka udhëtuar në Portugali për t’u përballur me Porton në Ligën e Kampionëve. Në Portugali me ekipin ka udhëtuar edhe Zlatan Ibrahimoviq që synon ta thyej rekordin e Francesco Tottit në këtë garë.
Suedezi nuk është i sigurt se do të jetë titullar të martën, por 40-vjeçari pritet të jetë në skuadër për ndeshjen në “Estadio do Dragao”.
Në Ligën e Kampionëve ylli suedez kthehet pas pesë vjetësh dhe synon menjëherë ta thyejë rekordin e Tottit, pasi ish-kapiteni i Romës është lojtari më i vjetër që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Fituesi i Kupës së Botës shënoi golin e tij të fundit në ndeshjen kundër CSKA Moskës në moshën 38 vjet e 59 ditë.
Dhe, sytë në ndeshjen që Milani do ta luajë ndaj Portos do të jenë kah Ibrahimoviqi, që i ka munguar skuadrës kuqezi në dy ndeshjet e para shkaku i lëndimit.
Milani humbi në ndeshjen e parë nga Liverpooli në “Anfield” me rezultatin 3:1, ndërsa në shtëpi pësoi disfatë 2:1 nga Atletico Madrid. Ibrahimoviq ka luajtur vetëm dy ndeshje në Serie A këtë sezon.