Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, do t’i mungojë Milanit në ndeshjen kundër Empolit. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës kuqezi, Stefano Pioli. Ndeshja ndërmjet Empolit dhe Milanit zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.
Sulmuesi 40-vjeçar mungon për shkak të një lëndimi në gju. Pioli në konferencën për media të martën, ka thënë se Ibrahimoviq do të kthehet kundër Romës.
Ylli i Milanit këtë edicion në 11 ndeshje në Serie A ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë.
Artikuj të ngjashëm