Marco Rose u bë trajneri i parë në historinë e Dortmundit që i fiton të gjitha pesë ndeshjet e para në Bundesligë, në shtëpi.
Dortmundi të shtunën fitoi ndaj Mainzit me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së tetë të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarco Reus e shënoi golin e parë për skuadrën “verdhezi” në minutën e tretë të ndeshjes.
Sulmuesi norvegjez Haaland realizoi për 2:0 në minutën e 54-të.
Vizitorët arritën vetëm që ta ngushtonin epërsinë tre minuta para fundit nëpërmjet sulmuesit Jonathan Brukardt.
Por ishte Haaland ai i cili nuk lejoi befasi dhe shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3:1.
Haalandi ka nëntë gola të shënuar sivjet në Bundesligë.
Dortmundi pas tetë xhirove ka 18 pikë, kurse Mainzi mbetet me 10-të pikë.