Barcelona pritet të nisë bisedimet me sulmuesin Memphis Depay, për t’ia zgjatur kontratën, bën të ditur “Mundo Deportivo”.
Depay iu bashkua Barçës si lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi i kishte skaduar marrëveshja me Lyonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona i ofroi kontratë dy-vjeçare, por po planifikon që t’ia zgjasë atë pasi Depay ka pasur paraqitje të mira në fillim të këtij sezoni.
Drejtuesit e klubit katalunas nuk po duan që ta humbasin holandezin me parametra zero në verën e vitit 2023, andaj po duan që t’i ofrojnë kontratë të re.
Tri gola dhe një asistim, është bilanci i Depayt me Barçën deri me tani në këtë edicion.