Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, është futur në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.
Madje, mediumet britanike kanë raportuar se te City po e kërkojnë me çdo kusht transferimin e francezit, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-në që i skadon verën tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, City po synon transferimin e Mbappes gjatë miniafatit kalimtar të janarit për ta mposhtur konkurrencën e Real Madridit, ekip që tentoi të siguronte shërbimet e sulmuesit gjatë afatit kalimtar të verës.
City po e sheh Mbappen si përforcim të duhur pasi nuk arriti ta transferojë Harry Kanen nga Tottenami.
Mbappe, 22-vjeçar këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë po aq asistime në tetë paraqitje për PSG-në në të gjitha garat.