Manchester Unitedi ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të krahut, Ousmane Dembele. Bëhet e ditur se synimi i Unitedit është transferimi i Dembeles në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi kontrata francezit i skadon me Barcelonën verën tjetër.
Dembele ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe Unitedi po synon të arrijë marrëveshje për transferimin e tij. Dembele 24-vjeçari këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje te Barça, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në muajin mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReprezentuesi i Francës u pat transferuar te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 135 milionë euro, por vazhdimisht ka pasur telashe me lëndimet.