Kastriot Imeri ka realizuar një supergol nga gjutajtja e lirë të martën në barazimin 2:2 që Servette e arriti në udhëtim ndaj Zuerichut.
Imeri realizoi golin e barazimit për Servetten në minutën e 87-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit të Zvicrës.
Imeri u aktivizua për Servetten nga minuta e 14-të. Te Zuerichu titullar ishin Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu dhe luajtën tërë ndeshjen, ndërsa nga minuta e 73-të u aktivizua Bledian Krasniqi, ndërsa në minutën e 90-të Blerim Xhemaili.
Zuerichu kryeson renditjen me 14 pikë pas shtatë ndeshjeve, Servette është e treta me 11 pikë pas 7 ndeshjeve. Baseli zë vendin e dytë me 12 pikë nga 6 ndeshje.