Qysh në ndeshjen e tij të parë si titullar me Lyonin, Xherdan Sahqiri, ka bindur.
Futbollisti me numër 29 ngriti tifozët në këmbë, kur u zëvendësua në minutën e 75-të. Ai u duartrokit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Lyonit, Peter Bosz, e aktivizoi Shaqirin në krahun e djathtë në mesfushë. Gazeta franceze “L’Equipe” e ka notuar Shaqirin me notën 7, që së bashku me Bruno Guimaraesin, ishin lojtarët me notat më të mira.
“Ai në ndeshjen e tij të parë si titullar i ka dhënë shtytje sulmit të Lyonit, duke e furnizuar Dembelen, Guston apo Toko Ekambin. Në pjesën e dytë ai ishte edhe më mirë dhe bëri pasimin vendimtar për 2:0, për Denayerin”, ka shkruar “L’Equipe”.
Shaqiri asistoi golin e dytë të Lyonit të shënuar nga Jason Denayer në minutën e 64-të, duke krosuar nga krahu i majtë.
Vet Shaqiri pas ndeshjes u nda i kënaqur.
“Veçanërisht jam i lumtur për fitoren. Kam ende hapësirë për të përparuar. Nuk kam luajtur një kohë të gjatë dhe më duhet të luajë më tepër për t’u adaptuar. Por ishte një hap i parë i mirë”, ka thënë Shaqiri për televizionin francez.
juste incroyable. pic.twitter.com/Zvmw41JuQr
— ??? (@chacstls) September 12, 2021