Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se e pëlqen mbrojtësin Leart Paqarada, por e respekton vendimin e tij për t’u larguar nga përfaqësuesja.
Paqarada ka thënë se nuk do të luajë për Kosovën derisa seleksionues të jetë Challandes. Ai ka cituar si arsye morespektin dhe injorimin që ka pasur nga Challandesi.
“Nuk kam biseduar me Leart Paqaradën pas vendimit të tij, ai ka vendosur të largohet. Më pëlqen Paqarada si lojtar, por ne e kemi respektuar vendimin e tij. Nëse ai konsideron se është momenti për të diskutuar me mua, atëherë nuk kam asnjë problem me të. Por, unë nuk jam ai që i lus lojtarët”, tha Challandes në konferencë për media.
Challandes: Berisha po kërkon garanci në pozitën e tij, por nuk mund t’ia ofrojë
Në listën e Kosovës nuk është grumbulluar edhe Bernard Berisha. Challandes thotë se Berisha po kërkon garanci në pozitën e tij, por këtë nuk mund t’ia ofrojë.
“Edhe me Bernard Berishën, dhe është çështje mentaliteti. Kurrë nuk i kam premtuar askujt vendin në ekip. Berisha kërkon garanci për pozitën e tij në ekip. Por, këtë gjë nuk mund t’ia garantojë askujt, sepse secili lojtar duhet të jetë i gatshëm për çfarëdo roli në ekip”, tha Challandes.