Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi siguron Locatellin

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli do të jetë përforcimi më i ri i Juventusit, ka njoftuar të mërkurën “Football-Italia”.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Sassuolon, dhe do ta zyrtarizoj transferimin e Locatellit të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se për kartonin e Locatellit, Juventusi do të paguajë 35 milionë euro dëmshpërblim. Ndërkohë, Locatelli do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”. Locatelli 23-vjeçar është pjesë e Sassuolos prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Milani, ndërsa sezonin e shkuar shënoi katër gola dhe bëri tri asistime në 34 ndeshje në Serie A.