Mbrojtësi Rrustem Hoxha, i cili sezonin e fundit u shpall kampion me Teutën e Durrësit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, do ta vazhdojë karrierën në Kosovë për sezonin e ri.
Hoxha 30-vjeçar është përforcimi më i ri i Ballkanit dhe këtë e ka konfirmuar të enjten skuadra nga Suhareka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxha me Ballkanin ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.
Hoxha sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Teuta, ndërsa karrierë në Shqipëri, ka bërë edhe te Luftëtari e Kukësi.
Krahas titullit të kampionit, ai ka fituar edhe një kupë e një superkupë të Shqipërisë.