Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi mbetet te Ballkani edhe për dy vjet

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Ballkanit edhe për dy vjet.

Lajmi për rinovimin e kontratës së Thaqit, u bë i ditur të mërkurën mbrëma nga skuadra e Ballkanit nëpërmjet një postimi në Facebook.

Thaqi ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Ballkani, i cili në sezonin 2021/22 e fitoi titullin e Superligës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

“Armend Thaqi i qëndron besnik edhe dy vite Ballkanit! Thaqi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm ku edhe këtë vit arritëm objektivat tonë për t’u shpallur KAMPION, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Klubi ynë i dëshiron shumë suksese me fanellën portokalli”, ka shkruar Ballkani në njoftim.

Thaqi, 29-vjeçar, iu pat bashkuar Ballkanit para dy vjetësh kurse karrierë ka bërë edhe te Prishtina, Gjilani e Hajvalia.