Mbrojtësi i krahut, Arbër Potoku do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit edhe për sezonin e ri. Klubi nga Suhareka ka njoftuar të martën se Potoku e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me ekipin.
Potoku iu bashkua Ballkanit para katër vjetësh dhe e ndihmoi sezonin e fundit ta fitojë titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.
“Arbër Potoku vazhdon edhe 1 vit me Ballkanin!. Potoku është pjesë e klubit tonë qe 4 vite dhe vazhdon t’i qëndrojë edhe për 1 vit besnik FC Ballkanit. Kampionit i dëshirojmë shumë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Potoku bëhet futbollisti i pestë që e vazhdon bashkëpunimin me Ballkanin pas Bajram Jashanicës, Armend Thaqit, Mevlan Zekës e Damir Ljuljanoviqit.