Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi bën ofertë e parë zyrtare për Locatellin

Drejtuesit e Juventusit kanë mbajtur të premten takimit me ata të Sassuolos në lidhje me transferimin e mesfushorit Manuel Locatelli.

Dhe, sipas mediumeve në Itali, Juventusi është favorit për të siguruar shërbimet e Locatellit gjatë kësaj vere. Madje, bëhet e ditur se Juventusi tashmë edhe ka bërë ofertën e parë zyrtare për Locatellin. Për kartonin e tij, Juventusi ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim plus disa lojtarë të rinj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sassuolo po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Locatellin dhe thuhet se marrëveshja është pranë finalizimit, pasi edhe mesfushori po dëshiron t’i bashkohet Juventusit.

Locatelli pati paraqitje të mira me Italinë në “Euro 2020” ku realizoi dy gola.

Locatelli 23-vjeçar ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023.