Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sassuolo konfirmon ofertën e Arsenalit për Locatellin

Arsenali ka bërë ofertë konkrete për mesfushorin Manuel Locatelli, thotë drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali.

Locatelli është aktualisht me Italinë të cilën e ndihmoi për të kaluar në çerekfinale, ku të premten do të përballet ndaj Belgjikës. 23-vjeçari para se t’i bashkohej Sassuolos u zhvillua te të rinjtë e Milanit, me të cilën arriti edhe të luaj në ekipin e parë. Fillimisht u huazua te Sassuolo e më pas Milani e shiti kartonin e tij. Drejtori i Sassuolos konfirmon bisedimet që ka pasur edhe me Juventusin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo