Mbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Mattihas Ginter, është i gatshëm të përballet me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësi 27-vjeçar ka bërë të ditur se do t’i analizojë lëvizjet e Ronaldos dhe do të synon ta ndalë yllin portugez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam luajtur kundër tij dhe ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, ka një përvojë të jashtëzakonshme, shënoi dy gola në ndeshjen e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm por jo vetëm nga ai. Kam parë disa nga ndeshjet e fundit dhe jam duke i mësuar lëvizjet e tij. Portugalia ka një skuadër shumë të fortë me lojtarë tejet cilësor”, ka deklaruar Ginter.
Ndeshja Portugali – Gjermani, zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.