Ndarja e fushës me Cristiano Ronaldon do të jetë një moment i veçantë në karrierë për mbrojtësin e Spanjës dhe të Barcelonës, Pau Cubarsin.
Cubarsi do të jetë përballë Ronaldos në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortugalia të martën nga ora 21:00 luan me Spanjën në Arlington.
Cubarsi në një intervistë për “RNE Deportes”, ka folur me entuziazëm për yllin portugez.
Ai ka thënë që dëshiron që pas ndeshjes t’i shkëmbejë fanellat me Ronaldon.
“U ktheva nga një dëmtim, por nuk mora pjesë në Ligën e Kombeve dhe nuk arrita të luaja kundër Cristiano Ronaldos. Nuk kam luajtur kurrë kundër tij dhe do të jetë diçka e veçantë të ndaj fushën me të. Të gjithë e dimë historinë e tij dhe gjithçka që i ka dhënë futbollit. Dhe të qenit në fushë me të do të ishte diçka e paharrueshme. Dua të ndërroj fanellat me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes me Portugalinë”, ka thënë 19-vjeçari.