Portugalia i ka mbyllur përgatitjet për Kampionatin Evropian 2020, që nis të premten me fitore ndaj Izraelit.
Të mërkurën në mbrëmje, portugezët shënuan fitore 4:0 ndaj izraelitëve. Ishte ndeshja e dytë dhe e fundit përgatitore para fazës finale të Evropianit. Golat u shënuan nga Bruno Fernandes (42’, 90+1’), Cristiano Ronaldo (44’) dhe Joao Cancelo (86’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo pas disa ndeshjeve pa shënuar gol, realizoi më në fund. Për të ishte goli i 104-t me përfaqësuesen portugeze.
Përfaqësuesja e Portugalisë do të udhëtojë të enjten e ardhshme në Budapest, në kryeqytetin hungarez, për të luajtur me Hungarinë në ndeshjen e parë të raundit të parë të Evropianit.