Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salernitana interesohet për Hetemajn

Mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj edhe edicionin e ardhshëm mund të luaj në elitën e futbollit italian. Interesim për ish-mesfushorin e Përfaqësueses së Finlandës ka shprehur skuadra e Salernitanas, që edicionin e ri do të garoj në Serie A. Kështu kanë raportuar të enjten mediumet në Itali.

Hetemaj do të largohet nga Benevento, skuadër që nuk arriti ta siguroj mbijetesën në elitën e futbollit të Italisë. Hetemaj 34-vjeçar, në fundjavë u bë shqiptari i parë me 300 ndeshje të luajtura në Serie A. Ai pritet të vazhdoj të luaj në Serie A.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo