Pas Besar Musollit, Gerhard Prognit, Enea Koliçit, skuadra e Gjilanit ka vazhduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Muhamed Useini.
Useini është pajtuar të jetë pjesë e Gjilanit edhe për një sezon. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Gjilanit në Facebook.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritu të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Muhamed Useinon edhe për një edicion të radhës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Superliga.