Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Useini vazhdon bashkëpunimin me Prishtinën

Mbrojtësi Muhamed Useini do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për edicionin e ri. Klubi bardhekaltër ka njoftuar të martën se Useini e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin 2023/24.

Useini iu bashkua Prishtinës verën e shkuar nga Gjilani dhe në edicionin e fundit, e fitoi Kupën e Kosovës me ekipin kryeqytetas.

Në 38 ndeshje të luajtura për Prishtinën në të gjitha garat, Useini ka shënuar 3 gola dhe ka bërë një asistim.

Ai është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për edicionin e ri, duke shtuar se është i bindur se do të fitojë edhe trofe të tjerë me fanellën bardhekaltër.

Artikuj të ngjashëm