Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona fiton Ligën e Kampionëve te futbollistet

Barcelona ka dominuar finalen për ta fituar Ligën e Kampionëve për futbolliste. Finalja e edicionit 2020/2021 u luajt të dielën mbrëma në Goteborg të Suedisë.

U takuan Chelsea dhe Barcelona, ndërsa ekipi spanjoll fitoi 4:0. Barça i dha fund dilemës së fituesit që në pjesën e parë. Leupolz shënoi autogol, Alexia realizoi penallti, ndërsa nga një gol e shtuan Bonmati dhe Graham Hansen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Barcelonën është titulli i parë i kampionit. Barcelona bëhet ekipi i parë spanjoll që fiton titullin e po ashtu skuadra e parë që fiton Championsin te futbollistët dhe futbollistet.