Tifozët e Manchester Cityt dhe Chelseat do të mund të udhëtojnë lirshëm në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto më vonë gjatë këtij muaji.
Tashmë është konfirmuar se Portugalia do t’i lejojë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar që nga dita e hënë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKevin Parker, sekretari i përgjithshëm i tifozëve zyrtar të Manchester Cityt, e ka mirëpritur këtë lajm.
“Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve që i kemi pasur në ditët e fundit, mund të themi se jemi me fat që e kemi mundësinë të shkojmë dhe të shohim një ndeshje futbolli. Do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta shohim atë në një shtet të bukur”, ka thënë ai.