Tifozët e Manchester Cityt dhe Chelseat do të mund të udhëtojnë lirshëm në finalen e Ligës së Kampionëve në Porto më vonë gjatë këtij muaji.
Tashmë është konfirmuar se Portugalia do t’i lejojë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar që nga dita e hënë.
Kevin Parker, sekretari i përgjithshëm i tifozëve zyrtar të Manchester Cityt, e ka mirëpritur këtë lajm.
“Pavarësisht të gjitha këtyre problemeve që i kemi pasur në ditët e fundit, mund të themi se jemi me fat që e kemi mundësinë të shkojmë dhe të shohim një ndeshje futbolli. Do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve dhe ne do ta shohim atë në një shtet të bukur”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Skuadrat angleze arrijnë në hotelet e tyre para finales së “Championsit”
-
Portugalia do të lejojë 16.500 tifozë për finalen e Championsit
-
Finalja e Ligës së Kampionëve edhe zyrtarisht zhvendoset në Portugali, lejohet prania e 12 mijë tifozëve
-
UEFA bart finalen e Championsit nga Stambolli në Porto
-
Real Madridit i aprovohet kërkesa nga UEFA