Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA bart finalen e Championsit nga Stambolli në Porto

UEFA është duke i finalizuar planet me Portugalinë për të qenë nikoqire e finales angleze të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.

Kapaciteti i 50 mijë ulëseve në “Estadio do Dragao” në Porto, pritet të jetë stadiumi për finalen e 29-të majit.

Bisedimet me qeverinë britanike u ndalën të hënën, edhe pse ishte në opsion përdorimi i stadiumit “Wembley”.

UEFA nuk ka qenë në gjendje të sigurojë përjashtimet e karantinës që kërkohen për media dhe të ftuar për të udhëtuar në Londër për kulmin e kësaj gare, pavarësisht se bisedimet e qeverisë kishin për qëllim ta sillnin ndeshjen në “Wembley”.

Përderisa do të ishte ideale për mijëra tifozë anglezë që skuadrat të luajnë në vendin e tyre, Portugalia është shteti tjetër i fundit nga 12-të gjithsej, që hynë në “listën e gjelbër” të Anglisë me rrezikshmërinë e ulët. Njerëzve nuk do t’u kërkohet karantinimi pas rikthimit në vend, që nga e hëna e ardhshme.

Portugalia po ashtu do ta heqë bllokimin e turistëve nga Britania për të lejuar tifozët të vijnë në vend, dhe garanton që UEFA mund të sigurojë hyrje për personelin e kërkuar.

Zhvillimi i lojës me tifozë dhe sponsorë të ftuar është vendimtare për UEFA-n pasi finalja e kaluar e zhvilluar në Lisbonë e e fituar nga Bayern Munichu, nuk pati tifozë. Turqia është futur nga Anglia në “listën e kuqe”.

Artikuj të ngjashëm