Mesfushori Pajtim Kasami ka kontribuar me një gol në fitoren e re të Baselit. Të martën mbrëma, Baseli fitoi 2:0 ndaj Luganos, në kuadër të javës së 34-t të Superligës së Zvicrës. Kasami shënoi me goditje me kokë në minutën e 19-të. Kasami ishte i vetmi prej shqiptarëve që startoi te Baseli. Amir Abrashi u aktivizua si zëvendësues, ndërsa Albian Hajdari qëndroi në stol.
Baseli është i dyti me 50 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKasami ka 11 gola e tri asistime në 30 paraqitje.