Boksierët Shpëtim Bajoku e Besart Pireva i kanë fituar meçet e para në Kampionatin Ballkanik që nisi në Zagrebo të Kroacisë.
Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Bajoku në kategorinë deri 64 kilogramë e ka mposhtur boksierin kroat Filip Poturoviq. Me kalimin në gjysmëfinale ai ka siguruar medalje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeçin e ardhshëm Bajoku e ka më 8 maj, njofton FBOXK.
Besart Pireva në kategorinë deri 81 kilogramë u përball me Arjan Kajoshin e Shqipërisë.
“Pireva që në raundin e parë filloi të dominoi në ring. Kështu vazhdoi gjatë tri raunedeve dhe në fund u shpall fitues unanim”, ka njoftuar FBOXK.
Edhe ai ka siguruar medalje kurse në gjysmëfinale paraqitet më 8 maj.