Shpëtim Bajoku është kualifikuar në finale të Kampionatit Ballkanik që po mbahet në Zagreb, nga 5 deri më 10 maj.
Në gjysmëfinale të shtunën janë paraqitur dy boksierë. Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kg mposhti boksierin nga sllovenia, Veber Nik Nikolov.
“Boksieri Veber Nik Nikolov, mjaftë i papërshtatshëm, por Bajoku luftoi në tre raunde dhe nuk kurseu agjë nga vetja dhe shënoi fitore unanime nga gjyqtarët dhe u kualifikua në finale”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Federatës së Boksit në Facebook.
Të shtunën në Kroaci garoi edhe Besart Pireva në kategorinë deri në 81 kg. Pireva u mposht nga rusi që përfaqëson Serbinë, Mironchikov Vladimir.
“Besart Pireva që nga raundi i parë luftoi si luan. U zhvillua një luftë e fortë mes dy boksierëve, u shkëmbyen shumë goditje nga dy boksierët dhe ishte luftë e barabartë, por në fund gjyqtarët fitues shpallën boksierin nga Serbia”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.
Besart Pireva e ka siguruar medaljen e bronztë bashkë me Patriot Behramin.
Kosova në finale do të ketë dy përfaqësues. Në finale do të jenë Bashkim Bajoku në kategorinë deri në 52 kg, dhe Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kg.