Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Murati ndalet në luftën e parë në Ballkanik

Boksieri i Kosovës, Laurit Murati ka pësuar disfatë në luftën e parë në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën në Albena të Bullgarisë.

Murati i kategorisë 60 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri rumun, Iulian Barsnescu.

Më vonë në program është Shpejtim Bajoku.

Bajoku në kategorinë 67 kilogramë do të përballet me serbin Semiz Aliçiq.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Pritjet janë që sërish Bajoku të triumfojë përballë kampionit të Evropës për junior në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm