Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Matematikisht, ende kemi gjasa për titull

Ardian Nuhiu ka thënë se do të luftojë deri në fund për titull kampioni. Skuadra e Dritës barazoi me Gjilanin në derbi me rezultatin e barabartë, 1:1, por trajneri i kampiones në fuqi, Dritës, nuk do të dorëzohet deri në fund.

“Derisa matematikisht do të kemi mundësi, nuk do të dorëzohemi. Barazimi është një goditje. Pavarësisht mungesave të shumta që kemi pasur në pjesën kryesore të kampionatit, këto rezultate unë do t’i marrë përsipër si trajner. Futbollistët e kanë treguar veten. Nga loja kishim më shumë, por rezultati ishte i barabartë. Ky është futbolli. Kemi dominuar gjatë gjithë vitit, por jo në fund. Mungesat na kanë vështirësuar punët që të marrim rezultatet, ndërsa unë si trajner i marr përgjegjësitë për rezultatet”, tha Nuhiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo