Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur për arritjen në finale të Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion.
Ai tha se edhe një hap i madh është bërë para, por mbetet edhe finalja për ta kompletuar atë për të cilën kanë luftuar.
“Futbolli është kështu. Në momentin që e neglizhon, mund të ndëshkohësh. Kishim rezultat pozitiv dhe kishim lojtarë me kartonë. Ata nuk i rrezikuam pasi dëshiruam t’i kishim në finale. Gjithçka u stabilizua në momentin që u futën të gjithë dhe patëm kontrollë. Shkoi mirë, ndërsa i uroj lojtarët e mi për këtë finale. Por, ne e kemi edhe një ndeshje për ta arritur qëllimin”, ka thënë pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu.