Arbnor Muçolli ka asistuar në golin e barazimit për skuadrën e Vejles.
Të premten, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Danimarkës, Vejle barazoi me Aalborgun, 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitorët kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të nëpërmjet sulmuesit Rufo Herraiz.
Megjithatë, Muçolli asistoi për brazilianin e mesfushës, Allan Goncalves Sousa, në minutën e 51-të të duelit. Ishte edhe goli final i takimit.
Në fakt, në Danimarkë, Vejle është duke luajtur në grupin e plejoutit.
Zë pozitën e nëntë në tabelë me 29 pikë. Ka shtatë pikë më shumë se Lyngby që është në vendin e 11-të, me rrezik për t’u larguar nga elita e futbollit danez. Lyngby e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Muçolli në edicionin aktual ka shënuar tri gola dhe një asistim.
Luajti titullar në këtë ndeshje deri në minutën e 70-të, kur u zëvendësua nga reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani.