Paris Saint-Germaini kishte refuzuar ofertën e Real Madridit në vlerë prej 300 milionë eurosh për sulmuesin brazilian, Neymarin.
Këtë e ka zbuluar Wanger Ribeiro, i cili në të shkuarën ka qenë agjent i Neymarit. Ribeiro ka thënë se këtë ofertë, Reali ia kishte bërë PSG-s në vitin 2019 por që menjëherë ishte refuzuar nga ekipi francez. PSG-ja, ishte përgjigjur se Realit nuk do t’i mjaftonin as “një miliardë” euro për ta transferuar Neymarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vitin 2019, Neymari ishte afër kalimit të Real Madridi. Madje, Reali kishte ofruar 300 milionë euro për kartonin e Neymarit por që kjo ofertë ishte refuzuar nga parisienët”, ka thënë Ribeiro.
Neymar në vitin 2017 iu bashkua PSG-s nga Barcelona për 222 milionë euro duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë në botë.
29-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri vitin e ardhshëm kurse këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.