Arsenali nuk po heq dorë nga transferimi i sulmuesit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha ka shkruar ESPN të enjten. Bëhet e ditur se Arsenali ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për ta bindur Crystal Palacen në lirimin e Zahas.
Në fakt, Zaha ka kërkuar largimin nga Palace në fund të këtij edicioni pasi dëshiron të luajë për një ekip më të madh dhe që synon trofe. Zaha këtë sezon është njëri prej lojtarëve kryesor te Palacet, ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar dy herë në 22 ndeshje të luajtura në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaha ka kontratë me Palacen deri në vitin 2023 kurse ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Manchester United e Cardiff City.