Robert Lewandowski do t’i mungojë Polonisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 të futbollit kundër Anglisë që do ta luajë në Wembley të mërkurën.
Sulmuesi i Bayern Muenchenit ka marrë një lëndim të gjurit në fitoren 3:0 të Polonisë të dielën kundër Andorrës. Në atë ndeshje shënoi dy gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata e Futbollit të Polonisë ka njoftuar se Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushe për afro dhjetë ditë, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.
Lewandowski është në dyshim edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Muenchenit dhe Paris Saint-Germainit.