Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manxhukiqi ka dhjetë ndeshje për t’u dëshmuar

Kroati Mario Manxhukiq i ka dhjetë ndeshje për të dëshmuar veten dhe për të bindur drejtuesit e skuadrës së Milanit që t’ia rinovojnë kontratën edhe për sezonin tjetër, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën. Manxhukiq iu bashkua Milanit në janar të këtij viti por sulmuesi ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani, ka regjistruar vetëm katër paraqitje në Serie A.

Te Milani kanë opsionin për t’ia rinovuar automatikisht kontratën Manxhukiqit por drejtuesit nuk janë të bindur nga forma fizike e tij. Kështu që, 34-vjeçarit i kanë dhënë afat deri në fund të këtij edicioni, ku janë edhe dhjetë ndeshje për t’u zhvilluar që të bind me paraqitjet e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo