Sadio Mane ka insistuar se nuk e ka në plan të largohet nga Liverpooli edhe nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League edicionin e ardhshëm.
Mane ka qenë i lidhur me një largim nga kampioni anglez, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë krenar që jam futbollist i Liverpoolit. Jam i lumtur dhe nuk e kam menduar asnjëherë largimin”, deklaroi Mane.
Sulmuesi i krahut ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Këtë edicion, 28-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, kur u transferua nga Southamptoni.