Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja pa trajnerin Radoviq kundër Rahovecit

Trajneri Dragan Radoviq nuk do të jetë në gjendje ta udhëheq KB Pejën në ndeshjen kundër Rahovecit për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar të dielën klubi pejan.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se pozitiv ka dalë edhe asistenti i Radoviqit, Petrit Zeqiri. Peja sot prej orës 17:00 do të luajë në palestrën “Mizahir Isma” kundër Rahovecit, ndeshjen e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo sezon për ne por edhe gjitha klubet tjera ka qenë e vështirë në kushtet të cilat është luajtur dhe vazhdon të jetë e tillë. Sot, ekipi udhëton pa trajnerët Dragan Radoviq dhe Petrit Zeiqiri, të dytë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ekipi udhëhiqet sot nga kapiteni i saj, Dardan Berisha. Lis Shoshi dhe AJ Walton do jenë të përfshirë në formacion”, thuhet në njoftimin e KB Pejës. Peja është e katërta në tabelë me 34 pikë, një më pak se Rahoveci që zë vendin e tretë. Ndërkohë, kjo xhiro do të mbyllet me duelin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Vëllaznimit, i cili luhet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit.