Vëllaznimi ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës, duke mundur Rahovecin me rezultat 74:68 në kuadër të javës së 22-të.
Për skuadrën nga Gjakova, kjo ishte fitorja e tretë rresht.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre 20:15. Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe në periudhën ishin edhe më të mirë përballë Vreshtarëve, duke e fituar këtë pjesë 23:14, për të shkuar në pushim me shifrat 43:29.
Epërsia e vendasve arriti deri në 18 pikë, 55:37, 5 minuta nga fundi, por me kalimin e minutave, mysafirët u përmirësuan duke ngushtuar shifrat në 10 pikë 60:50, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Përkundër përpjekjeve maksimale nga mysafirët, Vëllaznimi ruajti epërsinë dhe triumfoi 74:68.
Te Vëllaznimi u dallua Tiwian Kendley me 21 pikë, pesë kërcime e dy asistime, derisa te Rahoveci u dallua Ed Daniel me 15 pikë e 11 kërcime dhe Altin Morina me 18 pikë e 6 asistime.
Vëllaznimi ka shtatë fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe nëntë humbje.