Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica i fokusuar te Werderi

Milot Rashica ka insistuar se është i fokusuar ta mbyllë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme te Werder Bremeni. Rashica ka thënë se primare për të është rikthimi i formës së tij dhe jo të mendojë për transferim diku tjetër në fund të këtij edicioni.

24-vjeçari ishte pranë largimit nga Werderi në verën e vitit të shkuar dhe në janar të këtij viti por ekipi nga Bundesliga bllokoi gjithçka për shkak se nuk ishte i kënaqur me ofertën. Rashica së fundi është kthyer në fushë pas një mungese të gjatë te Werderi për shkak të lëndimeve. Paraqitja e tij në ndeshjen e fundit kundër Frankfurtit, në të cilën triumfoi Werderi 2:1 ka dhënë sinjale për kthimin e Rashicës në formën e tij më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica këtë edicion ka tri asistime në 13 paraqitje me Werderin në të gjitha garat. Sulmuesi kosovar ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e vitit të ardhshëm.