Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja në garë për Wijnaldumin

Pas Barcelonës e Juventusit, edhe kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini është futur në garë për shërbimet e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.

“Le Parisien” ka shkruar të enjten se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka nisur negociatat me Wijnaldumin, i cili do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata. Madje, thuhet se PSG-ja tashmë i ka ofruar parakontratë holandezit për ta mposhtur konkurrencën e fortë të Barcelonës dhe Juventusit. Wijnaldum tek ekipi francez shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe pëlqehet nga trajneri Mauricio Pochettino. Wijnaldum 30-vjeçar këtë edicion ka tri gola në 35 ndeshje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016. Ai karrierë ka bërë edhe te Newcastle, PSV Eindhoveni e Feyenoordi kurse ka edhe 70 ndeshje e 21 gola të shënuara për Holandën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo