Trajneri i Leicster Cityt, Brendan Rodgers, beson se skuadra e tij mund ta kalojë Slavia Praguen në Ligën e Evropës. Rodgersi beson se një sukses i tillë do të arrihet edhe pa James Maddisonin, njërin prej futbollistëve më të mirë në ekipin e tij.
Maddison do të mungojë të enjten për shkak të një dëmtimi në ijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne mbështetemi te grupi. Kemi lojtarë shumë të mirë që mund të hyjnë në lojë dhe besoj se me lojtarët të cilët i kam në dispozicion mund të kualifikohemi”, ka thënë Rodgers.
Ndeshja e parë ndërmjet Slavia Pragues dhe Leicester Cityt e zhvilluar javën e kaluar në kryeqytetin e Republikës së Çekisë, përfundoi pa gola.