Skuadra italiane, Torino është goditur nga pandemia COVID-19.
“La Republica” shkruan se shtatë lojtarë të Torinos kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e të infektuarve raportohet se është edhe sulmuesi kryesor, Andrea Belotti si dhe Wilfried Singo, Bremer dhe Daniele Baselli.
Te Torino ishte tri raste pozitive para ndeshjes me Cagliarin, të cilën torinezët e fituan si mysafir 1:0, kurse në testimet e fundit numri ka shkuar në shtatë.
Si rezultat i kësaj, seanca stërvitore e paraparë të mbahej të martën është anuluar.
Sipas protokollit, Torino ka të drejtë të kërkojë që të shtyhet ndeshja e radhës kundër Sassuolos.
Ky takim është paraparë të luhet të premten.