Transferimi i ri i Schalkes, Shkodran Mustafi, do të mbetet në karantinë edhe në ditën e premte.
Kjo i është thënë klubit të Schalkes të enjten pas konsultimit që e pati me departamentin e shëndetësisë në Gelsenkirchen, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni i Botës në vitin 2014 do të lejohet të dalë nga izolimi vetëm kur të vijë koha e ushtrimeve të cilat do t’i kryejë i vetëm, i ndarë nga pjesa e ekipit.
Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë në Gelsenkirchen, klubi do të njoftojë rreth zhvillimeve të Mustafit.
Ai pritet të jetë i pranishëm në duelin kundër Leipzigut që zhvillohet të shtunën, por ende nuk ka asgjë zyrtare.