Transferimi i ri i Schalkes, Shkodran Mustafi, do të mbetet në karantinë edhe në ditën e premte.
Kjo i është thënë klubit të Schalkes të enjten pas konsultimit që e pati me departamentin e shëndetësisë në Gelsenkirchen, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.
Kampioni i Botës në vitin 2014 do të lejohet të dalë nga izolimi vetëm kur të vijë koha e ushtrimeve të cilat do t’i kryejë i vetëm, i ndarë nga pjesa e ekipit.
Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë në Gelsenkirchen, klubi do të njoftojë rreth zhvillimeve të Mustafit.
Ai pritet të jetë i pranishëm në duelin kundër Leipzigut që zhvillohet të shtunën, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafi mund të debutojë kundër Leipzigut
-
Mustafi thotë se te Schalke do të ketë përgjegjësi brenda dhe jashtë fushës
-
Mustafi pritet të transferohet te Schalke
-
Mustafi ndien se nuk i ka mbetur edhe shumë karrierë si futbollist
-
Mustafi synon t’i harrojë muajt e vështirë te Schalke me paraqitje të mira te Levante