Qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling do ti mungoj skuadrës së Romës në ndeshjen kundër Juventusit që zhvillohet këtë vikend, kanë njoftuar të martën mediumet italiane. Smalling ka pësuar tërheqje të muskulit të këmbës në ndeshjen e fundit dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca.
Dueli mes Juventusit dhe Romës, zhvillohet të shtunën në Torino dhe është derbi i xhiros së 21 në Serie A. Roma është e treta në tabelë me 40 pikë të tubuara, një më shumë se Juventusi që zë vendin e katërt dhe ka një ndeshje më pak të luajtur. Smalling 31-vjeçar, këtë sezon ka regjistruar 12 paraqitje në kampionatin italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo